Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ndër pjesëmarrësit në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet sot dhe nesër në Paris.
Prej disa ditësh, Kurti ndodhet në Francë. Qeveria njoftoi se, përveç pjesëmarrjes në Forum, ai do të jetë i pranishëm edhe në darkën shtetërore që shtron Presidenti Emmanuel Macron.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit qeveritar, gjatë vizitës dhe në margjinat e Forumit, kryeministri do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve. Në agjendën e tij përfshihen gjithashtu takime me personalitete të shquara nga arsimi, akademia, arti dhe kultura.
Ndërkohë, kryeqyteti francez do të presë sot dhe nesër edhe ministrat e Jashtëm të G7, të cilët mblidhen për takimin e dytë zyrtar dyditor të organizuar nën presidencën franceze.
Në këtë takim pritet që ministrat të bashkërendojnë qëndrimet për zhvillimet kryesore të aktualitetit politik ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë te zgjidhja e krizave.








