Vrau 18-vjeçaren dy muaj pas martese, zbulohet e shkuara e errët e autorit

Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 29-vjeçar në Ferizaj i identifikuar si Dardan Krivaqa, ka vrarë bashkëshorten e tij 18-vjeçaren Marigona Osmani, me të cilën kishte vetëm dy muaj që ishte martuar.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar të shkuarën e errët të autorit të vrasjes. Ai është akuzuar më parë për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vjedhja, kanosja me armë e plagosje.

Ai njihet si person problematik, jo vetëm në Kosovë ku ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale, por dyshohet se kishte kryer një vepër penale, dhunë ndaj një personi edhe në Francë./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 17:07