Kandidati Visar Memeti mori pjesë sot në votimin për Këshillin Kombëtar Shqiptar, zgjedhje që zhvillohen më 8 nëntor.
Në një postim në Facebook, ai njoftoi se kishte votuar dhe e kishte përmbushur detyrimin qytetar. Memeti shprehu besimin se votat do të ndihmojnë në rikthimin e dinjitetit të institucionit.
Të lidhura
None found
“Votova për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përmbusha detyrimin tim qytetar. Shpresoj dhe besoj se çdo votë ka rëndësi dhe ndihmon në rikthimin e dinjitetit të këtij institucioni, në shërbim të interesave tona kombëtare”, shkroi ai.








