Autoritetet e aeroportit të Pragës, në Çeki, njoftuan se të paktën tetë fluturime kanë marrë kërcënime për bomba këtë të premte.
Zëdhënësja e aeroportit, Denisa Hejtmankova, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se kërcënimet lidhen me fluturime që mbërrijnë nga Danimarka, Spanja dhe Britania e Madhe, si edhe me fluturime që nisen drejt Holandës, Qipros, Rumanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj jave, alarme të rreme për bomba kanë prekur edhe aeroporte e fluturime të tjera në Evropë, duke sjellë shqetësime dhe vështirësi në transportin ajror.
Autoritetet po merren me kërcënimet në Pragë. Deri tani nuk janë dhënë hollësi të tjera për autorët e tyre ose për praninë e mundshme të mjeteve shpërthyese.








