Argjentina e lë pa pronar fanellën me numrin 10 gjatë ndeshjeve të nëntorit

Fanella me numrin 10 e kombëtares së Argjentinës, e mbajtur për shumë vite nga Lionel Messi, nuk do t’i jepet asnjë futbollisti gjatë ndeshjeve miqësore të nëntorit.

Sipas mediumit argjentinas “TyC Sports”, stafi i përzgjedhësit Lionel Scaloni ka vendosur që numri të mos përdoret në këto takime. Vendimi lidhet me të ardhmen e Messit në kombëtare dhe me dëshirën për të mos ia kaluar menjëherë fanellën një lojtari tjetër.

Të lidhura

None found

Pasardhësi zyrtar pritet të zgjidhet vitin e ardhshëm, me nisjen e kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2027. Deri atëherë, federata do të ketë kohë të marrë vendimin.

Mes kandidatëve është Nico Paz, mesfushori ofensiv i Comos, i cili ka lënë përshtypje me paraqitjet për klubin dhe përfaqësuesen. Bashkëlojtari i tij Valentin Barco e ka mbështetur publikisht për fanellën me numrin 10, duke vlerësuar talentin dhe paraqitjet e Pazit.

Në të ardhmen, numri mund t’i jepet edhe Alexis Mac Allisterit të Liverpoolit, Enzo Fernandezit të Chelseat ose Franco Mastantuonos së Real Madridit. Për momentin, një nga fanellat më ikonike të futbollit argjentinas mbetet pa pronar.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot siteleri