130 kg tritol për të hedhur në erë pallatin, shpërthimi plagos një ushtar

Ditën e sotme forcat xheniere kishin programuar një shpërthim të telekomanduar, për një nga pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Nga ky shpërthim është lënduar një shtetas, ushtar.

Pjestarit të Forcave të armatosura i ka rënë një gur në kokë duke e dëmtuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Shpërthimi ndodhi në orën 16:45 dhe për të shembur pallatin 14-katësh u përdorën 130 kg eksploziv. /albeu.com/


Shtuar 3.10.2020 15:21