Pesë persona u arrestuan mbrëmë në një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, të zhvilluar nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Në një konferencë për media, ushtruesi i detyrës së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, konfirmoi se dy nga pesë personat e arrestuar janë shtetas të huaj. Ai e cilësoi operacionin e zhvilluar së bashku me Policinë e Kosovës dhe AKI-në si të suksesshëm.
Të lidhura
None found
Paca tha se Prokuroria Speciale do të vijojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, pavarësisht se kush qëndron pas këtyre veprimtarive.
Meqë hetimet ndodhen ende në fazën fillestare, ai kërkoi kujdes dhe përmbajtje gjatë publikimit të informacioneve për rastin.






