Rezart Dabulla mendon se Klafuriç nuk duhet të vazhdojë në stolin e Tiranës. Ish-mbrojtësi bardheblu, i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, analizoi gjendjen e skuadrës dhe shprehu kritika për punën e trajnerit kroat.
Sipas Dabullës, cilësia e lojtarëve nuk i mungon Tiranës, por skuadra nuk po arrin të luajë mirë. Në vlerësimin e tij, përballjen me Partizanin nuk e fitoi Tirana, por e humbi vetë kundërshtari.
Të lidhura
None found
Ish-mbrojtësi ngriti pikëpyetje edhe për formacionin e bardhebluve, duke theksuar se askush nuk e di se cila është përbërja e Tiranës, si në ndeshjet në fushën e saj, ashtu edhe në transfertë. Ai kundërshtoi gjithashtu arsyetimin e Klafuriç për mungesën e Xhixhës, duke pyetur se kujt i takon përgjegjësia për këtë situatë.
Dabulla vuri në dyshim nëse Tirana mund të presë deri në përfundim të kampionatit që trajneri të përshtatet. Ndonëse ia vlerësoi shumë mirë CV-në, ai theksoi se Klafuriç ende nuk i ka dëshmuar aftësitë e tij te bardheblutë dhe se mbetet e paqartë nëse do të arrijë t’i tregojë ato.







