Të gjesh dikë që do dhe të zhgënjesh nënën me atë person, mund të jetë e vështirë. Kur kjo ndodh, është normale të ndiheni sikur nënës nuk i bëhet vonë për lumturinë tuaj ose sikur nuk ju kupton. Por, nëse gërmoni më thellë, do të kuptoni se ajo ju do më shumë se githçka në botë.
Në të shumtën e rasteve, është më mirë të dëgjoni nënën. Ja pse:
1. Kur jeni të dashuruar, nuk mund të mendoni siç duhet.
Të rënit në dashuri mund t’ju çojnë në marrjen e vendimeve të këqija. Sipas studimeve, kur një person dashuron, aftësia për të gjykuar një situatë siç duhet bëhet e turbullt. Por nënat mund ta ndjejnë kur fëmija është në rrezik.
2. Në vend që të debatoni, përpiquni të mendoni nga këndvështrimi i saj.
Nga sjellja në botë e deri tek përpjekjet për t’ju rritur në mënyrën më të mirë të mundshme, nëna është gjithmonë aty për ju dhe ju do vetëm të mirën. Ajo ka frikë se mos përfundoni me dikë të keq, i cili do t’ju lëndojë dhe kjo është arsyeja pse përpiqet t’ju mbrojë.
3. Instinkti i një nënë është jashtëzakonisht i fuqishëm.
Nëse nëna thotë se ka një ndjesi të keqe, mund të jetë duke folur instinkti i nënës, i cili dihet që në të shumtën e kohës është i pagabueshëm. Për më tepër, nëna juaj ka qenë dkur një vajzë e re. Aj i ka kaluar më parë këto situata dhe nuk do që jut ë përjetoni të njëjtën gjë.
4. Ajo mendon se ju meritoni më shumë.
Për një nënë, fëmija është krijesa më e çmuar në botë. Ju ndoshta nuk e shihni vlerën që keni, por nëna po. Arsyeja pse ajo nuk e pranon personin që i keni prezantuar, mund të jetë fakti që ju meritoni diçka më shumë dhe më të mirë.
Nëse jeni e sigurtë se i dashuri është i duhuri për ju, provoni ta qetësoni dhe t’i tregoni nënës se sa i mrekullueshëm është ai dhe sa të lumtur ju bën. Nëse ajo e sheh këtë, nuk do të jetë pengesë, sepse e vetmja gjë që kërkon, është lumturia juaj.