Këtë të hënë, 2 nëntor 2026, sudentët kanë nisur protestën e 21-të kundër kryeministrit Edi Rama. Ata hynë në ambientet e Universitetit të Arteve, duke bërë thirrje që t’u bashkohen atyre në revoltë.
Një grup të rinjsh është futur në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”.
Të lidhura
None found
Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë.
Pas Universitetit të Arteve, studentët janë futur në Fakultetin e Drejtësisë.
“Rama në Burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët”, ‘Poshtë patronazhistët”, ishin thirrjet e tyre.







