Barcelona është sërish në kontakt me përfaqësuesit e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gazetari Sacha Tavolieri raporton se klubi katalunas ka ripërtërirë interesimin për qendërmbrojtësin italian, të cilin e konsideron një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen.
Të lidhura
None found
Një përpjekje për ta marrë Bastonin u bë edhe verën e kaluar, por transferimi nuk u konkretizua, pasi trajneri Hansi Flick nuk dha miratimin përfundimtar. Pavarësisht kësaj, 26-vjeçari mbetet në planet e drejtuesve të Barcelonës për afatin kalimtar të dimrit.
Bastoni është i interesuar për mundësinë e kalimit në Camp Nou, por kërkon garanci të qarta sportive, sidomos nga Flick, për rolin që do të ketë në skuadër.
Barcelona po përgatit një raund tjetër bisedimesh me përfaqësuesit e lojtarit. Ndërkohë, Interi ka marrë përgjigje negative ndaj ofertës për rinovimin e kontratës, pasi mbrojtësi nuk e ka vlerësuar propozimin e klubit italian si të mjaftueshëm.
Interi kërkon rreth 70 milionë euro për Bastonin. Për të siguruar hapësirën financiare të nevojshme për këtë transferim, Barcelona duhet të kryejë fillimisht një shitje të rëndësishme. Kontrata aktuale e mbrojtësit me Interin zgjat deri në vitin 2028.








