Në tjetër aksident është shënuar në Shqipëri në këto orë të para të mëngjesit. Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.
Burimet bëjnë me dije se një automjet tip ‘Benz’ ka përfunduar jashtë rruge nga përplasja me një furgon pasagjerësh.
Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/