Pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara sot, më 1 nëntor, Arkin Jahiji ka reaguar duke shprehur emocionet e tij.
Ai veçanërisht falënderoi mërgatën, për të cilën tha se dha gjithçka pa kursyer asgjë.
Të lidhura
None found
“Mirënjohje për mërgatën tonë të dashur, e cila nuk kurseu asgjë. Zoti ua shpërbleftë. Në vendin tuaj, ne do të jemi zëri juaj. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët dhe banorët e Bërvenicës, pa dallim feje, kombi apo partie. Sot dolëm faqebardhë. Nuk gjej fjalët e duhura për ta përshkruar këtë emocion”, u shpreh Jahiji.







