Glen Daja: Elbasani tregoi karakter me dy përmbysje, por ende nuk është në nivelin e pritur

Elbasani siguroi fitoren e radhës pas një tjetër përmbysjeje, duke mposhtur Laçin 2–1 në “Elbasan Arena”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i verdhebluve, Glen Daja, foli për mediat dhe vlerësoi reagimin e skuadrës.

“Brenda një jave kemi përmbysur rezultatin në dy ndeshje, gjë që meriton vlerësim. Mund ta kishim mbyllur takimin më shpejt. Laçi është një ekip simpatik; luan thjesht, por loja e thjeshtë është më e vështirë”, u shpreh Daja.

Të lidhura

None found

Trajneri evidentoi edhe aspektet ku skuadra duhet të përmirësohet: “Na mungoi shpejtësia e qarkullimit të topit. I provuam deri diku diagonalet e mesme, por jo në mënyrën e duhur. Goditjet standarde ndikojnë në 40% të rezultateve të ndeshjeve. Pres që të bëjmë përparim në vazhdim. Ende nuk kemi arritur nivelin që duhet dhe që pres unë”.


Shtuar më 1.11.2026 21:13