Ngjarja e rëndë e vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë e preku thellë Arjola Demirin. Aktorja tha se në historinë e saj dalloi përvoja që i kishin kujtuar vetë jetën e saj.
E ftuar në Grida Duma Podcast, Demiri foli për martesën dhe divorcin, periudha të cilat i cilësoi ndër më të vështirat që ka kaluar. Ajo tregoi se kishte përjetuar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte kaluar Arlinda dhe se gjatë protestave në Kosovë pas vrasjes së saj e ndjeu ngjarjen shumë pranë.
Të lidhura
None found
“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, u shpreh aktorja. Ajo kujtoi se tensionet dhe sjellja agresive në një marrëdhënie mund ta përballin një grua me frikë e pasiguri, ndërsa kërkon një mënyrë për t’u larguar nga situata.
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, tha Demiri, duke folur edhe për konfliktet e vështira gjatë divorcit. Sipas saj, në atë periudhë u ndje e pavlerësuar dhe pa mbështetje nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, siç pretendon, u rreshtuan kundër saj teksa ajo përpiqej të mbronte veten dhe fëmijët.
“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”, pyeti aktorja gjatë bisedës.
Episodi i plotë mund të ndiqet në kanalin e Top Channel në YouTube.







