Tre automjete përplasen në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i lënduar dërgohet në spital

Përplasja e tre automjeteve në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit në drejtim të Lushnjës, ndodhi mbrëmjen e së dielës.

Një prej drejtuesve të mjeteve mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Lushnjës për trajtim mjekësor. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Sipas dyshimeve fillestare, aksidenti nisi pasi drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin dhe mjeti u përmbys. Një automjet tip “Benz” frenoi për të shmangur përplasjen me të, por më pas tre automjetet u goditën njëri pas tjetrit.

Policia Rrugore mbërriti në vendngjarje dhe po menaxhon trafikun e rënduar, ndërsa ekspertët po mbledhin të dhëna për të dokumentuar rrethanat. Zjarrfikësit e Lushnjës po pastrojnë autostradën nga mbetjet e automjeteve të përfshira në aksident.


Shtuar më 1.11.2026 20:48