Pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, Demokratët Europianë shprehën shqetësim për akuzat e organizatave kundër torturës lidhur me forcën e tepruar, keqtrajtimin dhe ndalimin arbitrar të protestuesve.
Grupi dënoi pa ekuivok dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe grave. Megjithatë, theksoi se dhuna nuk mund të justifikojë abuzimin apo torturën nga ana e shtetit.
Të lidhura
None found
Demokratët Europianë i bënë thirrje qeverisë së Edi Ramës të sigurojë hetime të pavarura për pretendimet, të kërkojë përgjegjësi nga personat përgjegjës për shkeljet dhe të garantojë përdorimin e forcës proporcionale nga policia gjatë administrimit të protestave.
Sipas tyre, respektimi i të drejtave të njeriut dhe ndalimi i torturës janë parime që duhen zbatuar në çdo rrethanë.
Në deklaratën e plotë, ata thanë se organizatat kundër torturës kishin ngritur akuza serioze për dhunë të tepruar, keqtrajtim dhe ndalime arbitrare gjatë protestave në Shqipëri. “Tortura nuk ka vend në Europë”, përfundoi reagimi.






