Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës është më e lartë se në raundin e parë, sipas të dhënave të fundit.
KSHZ-ja njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 6.579 qytetarë, që përbën 40,49 për qind të votuesve.
Të lidhura
None found
Në të njëjtën orë të raundit të parë, në votime kishin marrë pjesë 5.046 qytetarë, ose 31,17 për qind. Ndërkaq, në zgjedhjet e rregullta lokale të nëntorit 2025, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 40,83 për qind.
Sipas statistikave zyrtare, krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja është rritur me rreth 9 për qind.
Votimi po zhvillohet në të gjitha qendrat e votimit të komunës dhe deri tani nuk janë raportuar incidente apo probleme.
Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.







