Valencia shqyrton mundësinë e transferimit të Vedat Muriqit në janar

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të marrë një drejtim të ri gjatë merkatos së dimrit, pasi sulmuesi kosovar është lidhur me një transferim të mundshëm nga Fenerbahçe.

Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, Valencia e ka përfshirë 32-vjeçarin në listën e lojtarëve që mund të përforcojnë repartin ofensiv dhe po vlerëson mundësinë e afrimit të tij.

Të lidhura

None found

Skuadra spanjolle kërkon të sigurojë një qendërsulmues në afatin kalimtar të janarit, ndërsa ideja e preferuar e klubit është që marrëveshja të realizohet përmes huazimit.

Emrat e tjerë që figurojnë në listën e Valencias janë Artem Dovbyk dhe Richarlison, dy futbollistë të njohur në arenën evropiane.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje për Muriqin nuk duket e thjeshtë, pasi ai është i lidhur me Fenerbahçen me kontratë deri më 30 qershor 2029.

Për të mundësuar transferimin, Valencia do të duhet të propozojë një zgjidhje financiare që mund ta bindë klubin turk të pranojë largimin e sulmuesit.

32-vjeçari po kalon një sezon pozitiv me Fenerbahçen. Në 16 ndeshje zyrtare, ai ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar dy asistime.

Tashmë pritet të shihet nëse interesi i Valencias do të shndërrohet në një ofertë zyrtare gjatë afatit kalimtar të janarit.