Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me Portsmuth. Në javën e kaluar u dëmtua, teksa kështu humbet debutimin e trajnerit Fabio Çelestini.
Goditja e rëndë për Brojën erdhi në momentin më të keq, pasi ndryshimi në stol do të ishte mundësi e re për Brojën.
Të lidhura
None found
Klubi anglez nuk ka dhënë informacion për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar deri tani.
Trajneri që u largua, Niki Hajen, shprehej fillimisht se ishte diçka serioze. Broja është penalizuar nga dëmtimet shumë në karrierën e tij.
Vetë Bërnli po vuan në Championship. Këtë sezon duket se do të jetë objektiv vetëm mbijetesa.







