SKANDALI/ Kryeministrit belg i publikohen mesazhet me po*nostaren e njohur italiane (FOTO LAJM)

Qeveria belge është përfshirë nga një skandal të rëndë seksual në qeveri.

Vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore italiane të filmave për të rritur, Eveline Dellai. Mediat italiane raportojnë se bisedat mes tyre janë zhvilluar gjtë kohës që kryeministri mbante detyrën e ministrit të Telekomunikacionit.

“Përshëndetje i dashur. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25”, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i ka dërguar kryeministrit belg në atë kohë, shkruan TG.com.

Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël.

“De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim”, tha aktorja.

Dellai është nga Trento 28 vjeç dhe beqare, ndërsa De Croo është 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë. Historia ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

Kryeministri është shprehur se këto janë akuza të pabaza, pasi sipas tij ai as që e njeh aktoren në fjalë dhe kurrë nuk ka pasur komunikim me të./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 20:21