Sulmuan me thikë 29-vjeçarin në Vlorë! Kush janë dy fierakët, mes tyre edhe një 17 vjeçar

Një konflikt në Vlorë ka çuar në plagosjen e një 29-vjeçari.

Dy autorët e ngjarjes kanë qenë nga qyteti i Fierit dhe janë vënë në prangat e evektivëve të Policisë.

Autorët qëlluan me thikë një 29-vjeçarin në Vlorë si dhe dëmtuan edhe një 25-vjeçar tjetër.

Ata u arrestuan nga Policia, teksa një prej autorëve rezultonte i mitur 17 vjeç kurse tjetri drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur u prangos nga uniformat blu.

Për momentin bëhet me dije se 29-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

” Vlorë/ Tentuan të vrisnin me mjet të mprehtë një 29-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihen në pranga dy autorët.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një parking, ishte plagosur me mjet të mprehtë, shtetasi R. M., 29 vjeç dhe ishte dëmtuar shtetasi K. K., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar:

Shtetasi E. M., 37 vjeç dhe shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohen se në një parking në lagjen “1 Maji”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë, shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dëmtuar fizikisht shtetasin K. K.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit të mitur S. M., iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti, ndërsa shtetasit E. M. iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi”, të cilin e drejtonte në gjëndje të dehur në momentin e prangosjes nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. M., për veprat penale  “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe në ngarkim të shtetasit S. M., për veprat penale, “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njofton Policia./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 18:33