Apeli pezulloi vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë diskuton vijimin e tij në GJKKO

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë dhe pezullimin e vendimit të bojkotit.

Hapja e mbledhjes do të jetë e hapur për mediat, ndërsa diskutimet mes anëtarëve do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në përfundim, Këshilli pritet të dalë me një deklaratë publike, ku do të bëhet i ditur qëndrimi i avokatëve.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes u theksua se, në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, bojkoti konsiderohet i përfunduar.

Megjithatë, anëtarët e Këshillit do të diskutojnë dhe do të marrin një vendim të ri lidhur me këtë çështje. Qëndrimi përfundimtar i Dhomës së Avokatisë do të bëhet publik pas përfundimit të diskutimeve.


Shtuar më 30.10.2026 14:52