Arsenali “favorit”, Chelsea do të shënojë humbjen e 1600-të

Chelsea dhe Arsenal do të përballen sërish sot në një sfidë të ashpër me njëra-tjetrën.

Ajo do të jetë përballja e 204 mes tyre dhe duket se favorit do të jetë Arsenali.

“Topçinjtë” kryesojnë me 79 fitore, teksa në katër ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave janë shënuar gjithmonë mbi 2.5 gola.

Në derbin e radhës për Romelu Lukakun do të jetë shansi për një debutim të dytë. Belgu përballet me Arsenalin për herë të parë që nga viti 2010, teksa kësaj vere iu bashkua bluve pas përvojës dyvjeçare me Interin.

Çelsi është klubi më i suksesshëm i dy dekadave të fundit në kampionatin anglez me qendër në Londër. Katër tituj kampion për blutë, teksa asnjë ekip tjetër londinez nuk ka mundur të marrë kurorën.

Edhe pse në sezonin e kaluar nuk regjistruan rezultatet e tyre më të mira, “Topçinjtë” ishin një ndër skuadrat që mundën ekipin e Tuhelit në të dyja sfidat e vlefshme për kampionatin. Në fazën e parë djemtë e Artetës mundën 3-1 ekipin e drejtuar nga Lampardi, ndërsa në ndeshjen e kthimit ishte Smith Rou që u dha suksesin të tijve kundër Çelsit që kishte kaluar nën drejtimin e Tomas Tuhelit.

Çelsi nuk fiton një ndeshje zyrtare ndaj Arsenalit që prej 29 dhjetorit 2019. Në atë takim blutë drejtoheshin nga Frenk Lampard dhe fituan 2- 1 pasi fillimisht ishin në disavantazh të një goli.

Nëse humbet nesër, për Çelsin do të ishte disfata e 1600-të në historinë 116- vjeçare të klubit./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 15:27