Pas humbjes ndaj ish-skuadrës, Edlir Tetova premton: Në Durrës triumfon Teuta

Teuta pësoi disfatën e parë të këtij sezoni në transfertën ndaj Egnatias, të luajtur në stadiumin e Rrogozhinës. Kampionët në fuqi të Superiores fituan me rezultatin 1-0, ndërsa pas përfundimit të takimit trajneri i skuadrës durrsake, Edlir Tetova, foli për mediat.

“Humbët vendin e parë, çfarë nuk funksionoi? Nuk dua të them se nuk shkoi diçka, pasi çunat dhanë maksimumin. Kisha vetëm tre ndërrime në dispozicion. Nuk duhet të krijoj alibi, sepse çunat zhvilluan një ndeshje të bukur. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me raste në të dyja anët.

Të lidhura

None found

Në fraksionin e dytë, Egnatia u tregua më cinike. Ishte një moment që e kishim parashikuar.

Nga 1 në 10, sa të dhembi kjo humbje? Zero, po tregohem i sinqertë. Kjo është një intervistë që mbetet këtu. Në Durrës fiton Teuta.

Nuk ishim të shpejtë në ndërrimin e krahut të lojës. Duke qenë se Egnatia luan 4-4-2, hapësirat në mesfushë ishin bosh. Kur Zogos ishte me topin në drejtim të portës, duhet të ishin edhe Fangaj.

Nuk e punuam sa duhet këtë aspekt, ndërsa në pjesën e dytë u treguam më aktivë. Kishte edhe një tërheqje të Egnatias dhe kjo është diçka që duhet korrigjuar.

A mund të merrni masa më të mira në tranzicionin pozitiv? Me futjen e Grudës, a duhej të zbriste edhe mesfushori? U detyrova të aktivizoja një mbrojtës qendre. Më pas gjithçka erdhi nga topi i dytë. Është një moment dhe një situatë loje. Mendoj se mund të ishim pozicionuar më mirë në ngjeshje. Porta ishte mbyllur nga ai krah dhe Woltai duhet të kishte bërë dyfishim në markim.

Vetëm Adjessa ishte me Maçollin. Ishte një situatë që çunat mund ta menaxhonin më mirë. Në përgjithësi kemi bërë mirë, por ndërrimi i krahut të lojës duhej të ishte më i shpejtë. Sigurisht që ua kërkova edhe çunave.

Deri në minutën e 65-të erdhën krosimet nga krahët. Ishte një model i zgjedhur? Po, ishte një model i paracaktuar. Në momentin që e vutë re, Maçolli po realizonte ndërrimin e krahut të lojës”, deklaroi Tetova.


Shtuar më 29.10.2026 21:12