Ekspertiza autoptike për dy banorët e lagjeve Hrom dhe Gjorçe Petrov në Shkup është përmbyllur. Pas kryerjes së analizave të tjera, përfundimet do t’i përcillen Prokurorisë.
Paralelisht, hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po analizojnë provat e siguruara. Ata po përpiqen të përcaktojnë nëse katër të dyshuarit kishin detyra të veçanta gjatë grabitjeve, si ndodhën sulmet dhe çfarë përgjegjësie pati secili.
Të lidhura
None found
Po ashtu, po shqyrtohen sendet e sekuestruara në shtëpitë e viktimave, për të zbardhur rrethanat e plota të të dyja ngjarjeve.
Të dyshuarit u arrestuan më 27 tetor dhe akuzohen për dy grabitje që përfunduan me vdekje: njëra në lagjen Hrom të Shkupit, më 22 tetor, dhe tjetra në Gjorçe Petrovi, më 27 tetor.
Sipas të dhënave, masa fillestare e ndalimit prej 48 orësh përfundon të premten. Nëse plotësohen kushtet e parashikuara nga ligji, Prokuroria mund të kërkojë një ndalim tjetër afatshkurtër.







