Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar rastet e para të gripit, ndërsa në Shqipëri po përhapet virusi i tipit A(H1N1), krahas COVID-19.
Numri i të prekurve nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme është shtuar, duke e bërë situatën epidemiologjike më të rënduar.
Të lidhura
None found
Të dhënat e raportuara pranë ISHP-së tregojnë rreth 11 mijë raste në javë. Ndërkohë, mbetet pyetja nëse virusi i gripit që po qarkullon shoqërohet me simptoma të ndryshme.
Qarkullimi i gjerë i virozave ka ndikuar në rritjen e interesit të qytetarëve për vaksinimin kundër gripit. Deri tani është tërhequr më shumë se 51% e 280 mijë dozave të siguruara për këtë sezon.
Gripi dhe COVID-19 po bashkëqarkullojnë edhe në Europë. Megjithatë, sipas grafikut, në vendet e tjera europiane numri më i madh i të prekurve i atribuohet SARS-CoV-2.







