Thaçi: Zyrtarët në rastin e Arlindës duhej të largoheshin menjëherë, pa pritur raportet

Emrush Thaçi, ish-drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, vlerësoi se zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt duhej të jepnin dorëheqje pa vonesë, në vend që të prisnin raportet e kërkuara nga Qeveria.

Duke folur në emisionin FIVE, Thaçi tha se në situata të tilla nuk duhet të pritet 48 apo 72 orë. Sipas tij, ndaj zyrtarëve të përfshirë duhet reaguar menjëherë, përfshirë edhe pezullimin, kur ekzistojnë dyshime që e bëjnë të nevojshme këtë masë.

Të lidhura

None found

Thaçi deklaroi se të gjithë personat e përfshirë duhej të largoheshin nga detyra menjëherë pas ndodhisë, jo pas 48 apo 72 orësh.

Ai kujtoi se Inspektorati Policor i Kosovës merret me dyshimet lidhur me veprimet e policëve, ndërsa masat duhet të bazohen në rezultatet e hetimit.

Sipas tij, kërkesa e Qeverisë për raporte nuk i liron institucionet përgjegjëse nga detyrimi për të vepruar drejtpërdrejt; vonesat në kërkimin e llogarisë, shtoi ai, e përkeqësojnë situatën.