Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka nisur mbledhjen e radhës.
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, është ftuar të raportojë para anëtarëve të komisionit për çështje që përfshihen në përgjegjësitë e institucionit.
Të lidhura
None found
Mediat u lejuan të filmonin në nisje të takimit. Më pas, mbledhja vijoi me dyer të mbyllura për publikun dhe përfaqësuesit e mediave.
Deri tani nuk janë publikuar hollësi të tjera për diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes.





