Bojkoti i avokatëve shtyn sërish seancën ndaj Erion Veliajt! Kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës: Dua të mbrohem vetëm nga Plarent Ndreca

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit, për shkak të bojkotit kundër rregullores së re të GJKKO-së.

Ndërkohë, përmes një deklarate, Erion Veliaj ka kërkuar që të mbrohet vetëm nga avokati i tij, Plarent Ndreca, duke kundërshtuar përfaqësimin nga avokatë të tjerë.

Të lidhura

None found

Seanca e radhës për çështjen ndaj Veliajt dhe të bashkëpandehurve pritet të mbahet më 3 nëntor.

SPAK e akuzon Veliajn se ka kaluar fonde të Bashkisë në adresa të Organizatave jofitimprurëse që zotërohen në mënyrë direkte apo të tërthorte nga bashkëshortja e tij.

Çifti Xoxa- Veliaj akuzohet po ashtu, se kanë përfituar ryshfet nga biznesmenët që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, se përmes kompanive dhe organizatave jofitimprurëse që kontrollon Xoxa dhe kompanitë e biznesmenit Elman Abule është kryer pastrim parash.