Gjykata liron 12 protestues në Tiranë dhe cakton masën “detyrim paraqitje”

Gjykata ka urdhëruar daljen nga qelia të 12 personave të ndaluar pas protestave të mbajtura ditët e fundit në Tiranë.

Arrestimet e tyre janë konsideruar të ligjshme, megjithatë gjykata u ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme të qëndrojnë më në burg.

Të lidhura

None found

Seanca për 10 protestues të tjerë vijon. Gjatë saj pritet të shqyrtohen ligjshmëria e arrestimeve dhe masat e sigurisë për ta.


Shtuar më 27.10.2026 12:03