Ditën e sotme, një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Shtoj në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Taulant Hoti, i cili dyshohet se është plagosur gjatë një incidenti me armë zjarri në një lokal të zonës.
Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur.
Të lidhura
None found
Ende nuk dihet motivi i të shtënave dhe as identiteti i personit që mund të ketë përdorur armën.
Priten detaje të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.






