Ishte shpallur në kërkim, ndalohet ish-juristi i Kadastrës, ndaj tij ishte caktuara masa e ‘arrestit me burg’! Ja për çfarë akuzohet

Policia e Fierit, ka ndaluar ish juristin e Kadastrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H. Z., 56-vjeç, banues në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendim të datës 17 shtator 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, 56-vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në disa raste gjatë ushtrimit të funksionit si jurist pranë ASHK-së në Fier.

Njoftimi:

DVP Fier/Vijon operacioni i koduar “Stolen Land”, ndalohet ish-juristi i AShK Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.

Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.

Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 27.10.2026 10:29