Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në pritje të saj u organizua ceremoni shtetërore, ku e mirëpriti homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Gjatë vizitës, Haxhiu do të zhvillojë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare.
Të lidhura
None found
Programi i saj përfshin edhe një ndalesë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.




