Dion Gallapeni vazhdon të spikasë në futbollin polak, duke u përzgjedhur sërish në formacionin më të mirë të javës.
Edhe pse Wisla Plock u mposht 1-0 nga Jagiellonia, mbrojtësi i Kosovës zhvilloi një paraqitje të sigurt dhe bindëse.
Të lidhura
None found
SofaScore e vlerësoi Gallapenin me notën 7.9. Ai fitoi 10 nga 17 duelet e tentuara, rikuperoi topin shtatë herë dhe ndali dy goditje.
Falë këtij performancë, Galla është përfshirë edhe një herë në 11-shen ideale të javës. Forma e tij vjen në një periudhë të rëndësishme, teksa ndeshjet e Kosovës po afrohen.
Ndërkohë, ky mund të jetë sezoni i fundit i Gallapenit me Wislan, pasi destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Serie A.//






