Chris Brown i shpëton burgut të menjëhershëm pas dënimit për sulmin në Londër

Gjykata e ka dënuar këngëtarin amerikan Chris Brown me tetë muaj burg, por ekzekutimi i dënimit është pezulluar për 12 muaj. Vendimi lidhet me sulmin ndaj Abraham Diaw, të kryer me një shishe qelqi në një klub nate në Londër gjatë vitit 2023.

Incidenti u regjistrua në shkurt 2023, në klubin Tape, në zonën Mayfair të kryeqytetit britanik. Sipas të dhënave të çështjes, Brown e goditi Diaw me shishe qelqi, duke i shkaktuar plagosje.

Të lidhura

None found

Artisti e pranoi fajësinë në korrik për veprën penale të dhunës. Për këtë akuzë, ai rrezikonte një dënim deri në tre vjet burg.

Pavarësisht vendimit, Brown nuk do të dërgohet menjëherë në qeli, pasi dënimi tetëmujor do të mbetet i pezulluar për 12 muaj, në bazë të kushteve të përcaktuara nga gjykata.

Rasti ka rikthyer në vëmendje historikun e përplasjeve të këngëtarit me drejtësinë. Chris Brown, një prej figurave të njohura të muzikës R&B, është përfshirë ndër vite në disa polemika.


Shtuar më 26.10.2026 14:49