Nagavci kërkon mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekës

Pas vrasjes së Arlinda Zekës në Vitomiricë të Pejës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi se ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë synohet të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të shqyrtojë përgjegjësinë institucionale dhe do të hetojë veprimet apo mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Të lidhura

None found

Nagavci tha se viktima ishte drejtuar te institucionet për ndihmë tri ditë para vrasjes, duke i paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

Në një postim në Facebook, ajo kërkoi drejtësi dhe përgjegjësi, si dhe hetim të çdo veprimi ose mosveprimi institucional që mund të ketë ndikuar në tragjedi.

Ajo nënvizoi se asnjë grua nuk duhet të vritet pasi kërkon mbrojtje nga institucionet dhe kërkoi që rasti të hetohet plotësisht, pa përjashtime.


Shtuar më 26.10.2026 10:37