E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, 2-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi M. E., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar një shtetas i mitur rreth 2 vjeç, pasagjer në njërin mjet, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.08.2021, në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi M. E., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar një shtetas i mitur rreth 2 vjeç, pasagjer në njërin mjet, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com/

Pamje nga vendngjarja/aksidenti, aksi Tirane-Durres


Shtuar 20.08.2021 17:15