Ka shpresë! Pamje nga protesta e grave në Afganistan: Na vrisni këtu ku jemi? (VIDEO)

Ardhja e talebanëve në pushtet solli atë që pritej, dhunë, kaos dhe ekzekutime ndaj të pafajshmëve. Pavarësisht frikës që po përhapin në popull, populli afgan nuk duket i mundur.

Protesta masive ku marrin pjesë gra e burra kanë përfshirë vendin, duke kërkuar t’u rikthehet jeta e tyre.

Me frazat “Flamuri ynë, identiteti ynë”, “Kjo situatë për ne, është më keq se vdekja” dhe “Na vrisni këtu ku jemi” njerëz të shumtë kanë brohoritur ditën e djeshme në Afganistan.

 

 

Demonstruesit në Kabul dhe qytete të tjera afgane dolën në rrugë të enjten teksa vendi festoi Ditën e Pavarësisë, e cila përkujton traktatin e vitit 1919 që i dha fund sundimit britanik në vend.

Në Kabul, qindra demonstrues parakaluan një flamur kombëtar 100 metra të gjatë në shenjë proteste kundër marrjes së vendit nga talebanët.

Por protestat nuk kaluan të gjitha në heshtje dhe pa reagime mbrapsht nga ana e talebanëve, pasi në Asadabad në provincën Kunar, militantët hapën zjarr mbi turmat protestuese, duke vrarë disa njerëz. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.08.2021 17:57