Lojërat Olimpike shkaktojnë përplasjen e rradhës mes Mbappes dhe PSG-së

Gjatë prezantimit të Fondacionit të tij në një hotel në Paris, Kylian Mbappe zbuloi qëllimet e tij këtë vit. Liga e Kampionëve, Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike ishin tri synimet e yllit francez për vitin 2020.

Por, një ëndërr do të vritet nga skuadra e tij, PSG. Gjiganti francez i ka bërë të ditur lojtarit se nuk do të lejojë shkuarjen e tij në Lojërat Olimpike me Francën.

Frika nga koronavirusi dhe angazhimet me skuadrën e PSG-së, kanë shtyer drejtuesit e skuadrës që të marrin këtë vendim, shkruan Indeksonline.

PSG e ka të drejtën e këtij vendimi ndaj futbollistëve pasi që Lojërat Olimpike nuk bëjnë pjesën në kalendarin e FIFA-s.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2020, por që nuk ka dhënë ende shenja se dëshiron të rinovojë.


Shtuar 4.03.2020 08:26