Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me Wylita Bell, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u shqyrtuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane.
Haxhiu theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë aleat strategjik i Kosovës dhe se bashkëpunimi me to ka rëndësi të veçantë për përparimin e vendit drejt integrimit euroatlantik.
Ajo shprehu mirënjohjen për përkrahjen që SHBA-ja i ka ofruar Kosovës ndër vite.





