13-vjeçarja humb jetën një ditë pasi u konfirmua me Covid

Një vajzë 13-vjeçare nga Misisipi ka humbur jetën vetëm një ditë pasi rezultoi pozitive me koronavirus, shkrua CNN.

Ajo ndërroi jetë të shtunën, ndërsa po transportohej me aeroplan në një spital të zonës Jackson.

Vajza ishte nxënëse e klasës së tetë në Shkollën e Mesme Raleigh në qytetin Raleigh.

Pas vdekjes së saj, shkolla raportoi 104 raste të Covid-19 mes studentëve dhe anëtarëve të stafit, dhe tashmë 659 persona janë në karantinë./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 10:18