Pas përplasjes së protestuesve me policinë, ekspertët e kriminalistikës kanë nisur punën në godinën e Ministrisë së Arsimit për të mbledhur dhe dokumentuar provat në zonat e dëmtuara.
Në drejtim të ndërtesës janë hedhur mjete të forta, vezë dhe pllaka trotuari nga disa prej protestuesve. Përreth ministrisë, policia ka vendosur një perimetër sigurie.
Të lidhura
None found
Rruga para godinës është mbushur me pllaka trotuari, të cilat dyshohet se u përdorën gjatë sulmit.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, kur një grup qytetarësh u mblodh para Ministrisë së Arsimit. Pas sulmit ndaj ndërtesës, forcat e policisë i larguan protestuesit duke përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës.





