Gjykata urdhëron lirimin e dy veteranëve të arrestuar pas incidentit me deputetin e VV-së

Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi, dy veteranët e arrestuar pas rastit me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, janë liruar të hënën.

Të lidhura

None found

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, e cila sipas detyrës zyrtare ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj tyre.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata. Zogaj dhe Selimi dyshoheshin për sulm ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, si dhe për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

“Më datë 12.10.2026, gjyqtari i procedurës paraprake, përmes aktvendimit, ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të pandehurve F.Z. dhe E.S., ndërsa të pandehurit janë liruar menjëherë më datë 12.10.2026”, thuhet në konfirmimin e Gjykatës.


Shtuar më 13.10.2026 14:40