Apeli sqaron se ende nuk ka vendim për paraburgimin e dy veteranëve në rastin e Fahrush Rexhepit

Ankesa për masën e paraburgimit të veteranëve Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi është ende në shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Gjykata konfirmoi pranimin e saj, por nuk ka vendosur ende për ndërprerjen e kësaj mase.

Të lidhura

None found

Zëdhënësja Laureta Ulaj sqaroi se lënda me ankesë ka mbërritur në Apel dhe po shqyrtohet. Ajo kundërshtoi pretendimet e publikuara në disa gazeta online se gjykata tashmë kishte marrë një vendim.

Sipas Ulajt, vendimi për ankesën do të merret brenda afateve që parashikon ligji.

Arrestimi i Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit ishte bërë për shkak të dyshimeve se kishin sulmuar Fahrush Rexhepin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Vepra penale për të cilën dyshohen është “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.


Shtuar më 13.10.2026 10:16