Panamaja është përballur me një tjetër goditje sizmike me magnitudë 6.4 ballë, e cila ka shtuar shqetësimin pas vargut të gjatë të lëkundjeve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.
Instituti i Gjeoshkencës i Universitetit të Panamasë njoftoi se lëkundja ndodhi në orën 18:20, sipas kohës lokale, me epiqendër në brigjet jugore të provincës Veraguas. Thellësia fokale u vlerësua në vetëm 2 kilometra. Ndërkaq, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportuan një magnitudë prej 6.1 ballësh.
Të lidhura
None found
Që prej së premtes, kur vendi u godit nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, në Panama janë shënuar më shumë se 300 pasgoditje. Dëmet që lëkundjet e mëparshme shkaktuan në qindra banesa dhe në infrastrukturë e shtynë qeverinë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Nga tërmeti i fuqishëm i së premtes, deri tani nuk janë raportuar viktima, por janë plagosur 27 persona dhe janë dëmtuar rreth 900 banesa. Vlerësimi i pasojave nga autoritetet vazhdon, me vëmendje të veçantë ndaj komuniteteve të largëta, ku bilanci i dëmeve mund të pësojë ndryshime.





