Këtë të hënë, ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokatja e saj, ku qëndroi rreth 3 orë e 20 minuta.
Karçanaj u vu në masën e sigurisë arrest në shtëpi, pas kërkesës së SPAK lidhur me hetimet për dosjen AKSHI, masë e cila u ndryshua nga Gjykata e Lartë në “Detyrim paraqitje”.
Të lidhura
None found
Ish-drejtuesja e AKSHI-t ka detyrim të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI kanë vijuar me ritëm këtë periudhë, ku protagonistë ka qenë arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi në fund të gushtit, dhe lidhjet e tij me ish-drejtuesen e SHISH Vlora Hysenit, së cilës iu vu masa e “Arrestit në shtëpi”.







