Përfundon protesta e 134-të kundër qeverisë, qytetarët zotohen të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës: “Nesër më shumë”

Pas më shumë se katër muajsh tubime të pandërprera kundër qeverisë, ka përfunduar protesta e 134-të. Qytetarët marshuan në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit deklaruan se do ta vazhdojnë qëndresën dhe se kërkesës për largimin e Ramës nuk do t’i heqin dorë. Në tubim dhe përgjatë marshimit u dëgjuan sërish thirrjet “Poshtë qeveria”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.

Të lidhura

None found

Krahas sloganeve, qytetarët mbanin pankarta me mesazhe kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, duke kërkuar që të mbajnë përgjegjësi politike dhe ligjore.

Organizatorët dhe aktivistët kanë bërë të ditur se aksioni i tyre do të vazhdojë derisa kërkesat të përmbushen.

Një tjetër protestë, ajo e studentëve, është paralajmëruar për më 13 tetor, në orën 14:00.