Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Problematika më e madhe raportohet në Unazën e Madhe, në segmentin nga Astiri në drejtim të Saukut, ku automjetet lëvizin me vështirësi dhe në disa pjesë janë krijuar radhë kilometrike.
Të lidhura
None found
Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut ndikojnë në ngadalësimin e lëvizjes, ndërsa fluksi i automjeteve në orët e mëngjesit e përkeqëson më tej situatën.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në segmentet ku qarkullimi është i rënduar.






