A ka përgjuar Vlora Hyseni e SHISH eksponentë të PS-së? Taulant Balla i bindur: S’kam bërë asnjë gabim

Taulant Balla është përballur me pyetjet e Blendi Fevziut lidhur me pretendimet për përgjime të figurave të politikës nga Shërbimi Informativ i Shtetit gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Vlora Hyseni.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u pyet nëse kishte qenë vetë objekt i përgjimeve nga SHISH, në periudhën kur mbante postin e ministrit të Brendshëm apo atë të drejtuesit të grupit parlamentar të PS-së.

Të lidhura

None found

Balla u shpreh se ishte i bindur se nuk kishte bërë asnjë gabim, ndërsa kur Fevziu e pyeti drejtpërdrejt nëse ishte përgjuar apo jo, ai tha se nuk kishte dijeni.

Pjesë nga biseda me Fevziun:

Fevziu: A jeni përgjuar ju nga Shefja e Shërbimit sekret, Vlora Hyseni, siç thuhej në materialin e gjykatës sjellë nga SPAK? Kur them ju, nuk them ju si Taulant. Them ju si ministër i Brendshëm, ju si ministër i Brendshëm apo si kryetar grupi parlamentar të PS-së, a jeni përgjuar nga Shërbimi Sekret?

Balla: E sigurt është që s’kam bërë asnjë gabim, po shkojmë…

Fevziu: Po ta kishe bërë, do të kishe ngrënë kokën, por cështja është a je përgjuar apo jo?

Balla: Ku ta di unë?

Fevziu: Nuk e di.


Shtuar më 8.10.2026 22:24